Lutfi Zharku, LDK. Foto: Kallxo.com

Lutfi Zharku: Përfitimi i 'Bechtel &Enka'-s konsiderohet kontratë e korruptuar

Deputeti i LDK-së Lutfi Zharku, tha se duke e marr parasysh që kemi të bëjmë me fonde publike hyrja në një kontratë në të cilën punëkryesi mund të përfitoj nga dështimet e pritura të qeverisë konsiderohet “kontratë e korruptuar”.

“Kjo konfirmohet me faktin se përfitimi nga kostoja prej 53.1 milionë eurosh është përtej masës së dëmit eventual të shkaktuar nga qeveria dhe ky përfitim është në kundërshtim me ligjin në fuqi në Kosovë”, tha Zharku.

Sipas tij qëllimi i përfitimit është dëmtimi i qeverisë. Për këtë arsye sipas Zharkut kërkesa e kompanisë konsiderohet e pabazë.