Bunjaku: Ish-kryeministri e ministrat do të duhej të shin para gjykatës për 53 milionëshin

Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL, ka thënë në emisionin #KallxoPernime, se hetimi për rastin e vazhdimit të kontratës me Bechtel & Enka-n dhe për pagesën e 53 milionëve nuk është bërë si duhet.

Ajo ka thënë se prokuroria është dashur t`i zgjeronte hetimet edhe në ministritë tjera.

“Përpara gjykatës do të duhej të ishin të gjithë ministritë që kanë votuar për vendimin, në këtë rast edhe ish-kryeministrit Haradinaj është dashur të dilnin para gjykatës se si e ka nënshkruar këtë vendim”- ka thënë ajo.

Bunjaku ka thënë se vendimi i gjykatës për rastin e ’53 milionëshin’ ndaj ish-ministrit Pal Lekaj dhe të tjerëve është meritor.

“Sipas meje është një vendim meritor sepse me kodin penal me të cilin është gjykuar në këtë rast është kodi i penal i 2012, d.m.th. vepra penale konsiderohet se është kryer në 2016-2017 dhe në këtë rast i bie që vepra penale që është kryer në atë kohë dënohet, 5- 6 muaj, deri në 5 vjet”.

Ajo ka thënë se korrupsioni ende nuk është duke u luftuar në masën e duhur dhe zyret e prokurimit janë institucionet më të korruptuara.

Pal Lekaj, ish-ministri i Infrastrukturës, tani deputet i AAK-së kishte reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore që e shpalli atë fajtor për rastin e “53-milionëshit”.

Zyra për Media e AAK-së ka dërguar një reagim të deputetit Pak Lekaj pas shqiptimit të dënimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Lekaj përmes këtij reagimi, paralajmëroi ankimim të vendimit në Gjykatë të Apelit, duke thënë se është i bindur që vendimi do të shpallet i pavlefshëm.

Reagon Pal Lekaj: Jam i bindur në pafajësinë time dhe në drejtësi