Lulzim Zeqiri ekspozon në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Galeria Kombëtarë e Kosovës, do të hap më 19 nëntor 2018, ekspozitën personale të krijuesit Lulzim Zeqiri, “Muzeu i tri pikave”.

“Muzeu i tri pikave” përben një vendosje të elementeve të gatshme të zgjedhura me kujdes nga periudha të ndryshme kohore, nga tregime personale, për t ’i dhënë një forme vizionit estetik edhe komunikimit universal në kohe edhe hapësire.

Zeqiri ka përfunduar Fakultetin e Arteve, drey

jtimi pikturë, në vitin 2002 në klasën e Xhevdet Xhafës , ku më pas edhe ka magjistruar në vitin 2007, në klasën e Rexhep Ferrit.

Është pjesëmarrës në shumë ekspozita ndërkombëtare e vendore, si dhe fitues i disa çmimeve.

Në vitin 2003 ka fituar çmimin e parë në edicionin e parë të shpërblimit ndërkombëtar, “Muslim Mulliqi” , kurse më 2011 ka marrë çmimin “Filmi më i mirë kombëtar” në Dokufest për filmin “Portreti i humbur”.

Po ashtu është fitues i çmimit të dytë për inovacion në artin publik nga Zyra e BE-së në Prishtinë në vitin 2012.