Ekspozita ‘Ngjarja e një fijeje. Narrativat globale në tekstil ‘ hapet më 29 shkurt në Galerinë Kombëtare

Ekspozita kolektive “Ngjarja e një fijeje. Narrativat globale në tekstil”, e kuruar nga Inka Gressel, Susanne Weiß dhe Hana Halilaj, hapet më 29.02.2024, në ora 19:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen vepra të punuara në tekstil nga krijues shqiptarë dhe të huaj.

GKK ka bërë të ditur se kjo ekspozitë mundëson që veprat e prezantuara të sjellin rrëfime të reja që lidhen me kontekstin e tekstilit të secilit vend specifik.

“Ekspozita transformohet në një medium të hapur në të cilin është e mundur të krijohet një rrjet i lidhjeve lokale dhe të eksplorohen ndërvarësitë globale që kanë ekzistuar për breza të tërë”- thuhet në njoftimin e GKK-së.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 28 prill  2024 në GKK.