Foto: Denis Sllovinja / Galeria e Arteve

Ekspozita 'Mbi Lum’ hapet të shtunën në Galerinë Kombëtare

Artistja Abi Shehu dhe arkitektja Sara Rodiqi do të hapin të shtunën, në ora prej orës 16:00. në Galerinë Kombëtare të Kosovës, instalacioni  “Mbi Lum”.

Instalacioni bazohet në gjurmimin e shtratit të lumit Vellusha nëpërmjet audio-instalacioneve dhe skulpturave metalike. Dikur kishte dy lumenjtë që dikur rridhnim përmes Prishtinës, Vellusha dhe Prishtina, por pasi viteve 1940 u mbuluan dhe për më keq u shndërruan në deponi të mbeturinave dhe ujërave të zeza.

“’Mbi Lum’ është një instalacion publik që shqyrton veprimet që ndikuan në shndërrimin e këtyre lumenjve në ujëra të zeza për kryeqytetin. Veprat bazohen në gjurmimin e shtratit të lumit Vellusha përmes audio-instalacioneve dhe skulpturave metalike”- thuhet në njoftimin e GKK-së, për ekspozitën.

Instalacioni “Mbi Lum” do të qëndrojë i ekspozuar në GKK deri më 25.11.2023.