Galeria Kombëtare nis vitin me ekspozitën “Dita natë, nata vjet’

Galeria Kombëtare e Kosovës ka bërë të ditur se më 19 janar 2024 do të hapet ekspozita “Dita natë, nata vjet” e kolektivit “Haveit”.

Ekspozita është kuruar nga Lulzim Zeqiri.

Sipas GKK-së, ekspozita “Dita natë, nata vjet”- synon të hulumtojë më thellë natyrën e njeriut në kohë dhe në hapësirë të caktuar.

“Fillimisht e frymëzuar nga e kaluara e afërt e cila ruan kujtime të fuqishme të cilat në narrativen vizuale marrin një formë gjuhe universale, duke u nisur nga tregime personale, ideja bazë e këtij instalacioni përqendrohet në trajtimin artistik të gjendjeve të caktuara fizike të trupit, konkretisht momentet e gjumit dhe aspektin e tij psikologjik, akoma të panjohur plotësisht, ëndërrimin”- thuhet në njoftim.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në GKK deri më 20 shkurt 2024.

Kolektivi “Haveit’ (Alketa Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena dhe Lola Sylaj), Sipas GKK-së duke përdorur performancën, protestën dhe video-instalacionet, si boshti i punës së tyre energjike, shprehja e tyre artistike shpesh ngërthen rreziqe të frikshme, në një shoqëri që ende konsiderohet si kryesisht shoqëri konservative

“Haveit” është themeluar në vitin 2011 në Prishtinë.