Galeria e Arteve/ Foto- Urim Krasniqi

Ekspozita ‘Kujtimet e së nesërmes’ hapet të premten në Galerinë Kombëtare

Ekspozita kolektive e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës, “Kujtimet e së nesërmes” hapet të premten, më 8 dhjetor 2023, në ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës (GKK).

Kjo ekspozitë është kuruar nga James Walmsley.

GKK-ja, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kjo ekspozitë trajton tranzicionin nga lufta dhe konflikti në Kosovë drejt një shoqërie më të qëndrueshme, më optimiste dhe më të sigurt.

“Artistët pjesëmarrës trajtojnë tema të thella si humbja, rrënimi dhe rilindja, si dhe bukuria dhe cenueshmëria e botës natyrore, së bashku me ndikimin e teknologjive të reja në strukturën tonë delikate shoqërore’- thuhet në njoftimin e GKK-së.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në GKK deri më 24 dhjetor 2023.