Logo e LDK-së - Foto: Facebook

LDK shënon sot 29 vjetorin e themelimit të saj

Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, shënon sot 29 vjetorin e themelimit të saj.

Me rastin e këtij përvjetori, kryesia e LDK-së bashkë me strukturat e LDK-së bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Homazhet do të mbahen në ora 11:00.

Ndërsa, në ora 12:00, në Emerald Hotel mbahet manifestimi për këtë përvjetor.