Foto: Facebook/SmajlLatifi

Latifi: Ushtrimi fushor 'Ujku 2019' do të mbahet në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një publikimi në Facebook ka njoftuar se në muajin qershor, Forca e Sigurisë së Kosovës, do të mbajë ushtrimin fushor ‘Ujku 2019’ në këtë komunë.

Ai ka njoftuar se me strukturat e FSK kanë diskutuar për mbarëvajtjen dhe organizimin e këtij ushtrimi

“Në qershor të këtij viti, në Rahovec do të mbahet një ushtrim fushor i Ushtrisë sonë. Ushtrimi fushor ‘Ujku 2019’ do të mbahet nga FSK, në koordinim me strukturat e sigurisë së Komunës së Rahovecit. I nderuar që krah Nënkolonelit Astrit Haliti, Komandant i Batalionit të dytë dhe Majorit Ali Haxhimustafa, Zëvendës-komandantit të Batalionit të dytë njëherit edhe drejtorit të këtij ushtrimi, bashkë me udhëheqësit e strukturave të sigurisë së Komunës, në një konferencë diskutuam për mbarëvajtjen dhe organizimin e këtij ushtrimi”, ka shkruar Latifi.