Kuvendi i Kosovës
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme
13.11.2018 - 06:39
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Siç është bërë e ditur përmes një komunikate, seanca do të mbahet të martën me fillim prej orës 10:00.
Në rend të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i pakos së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.