Xhafer Tahiri | Foto: Facebook

Kryetari i Vushtrrisë Gati Dyfishon Shpenzimet

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri po vazhdon të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së Kryetarit të Komunës.

Javën e katërt të janarit Xhafer Tahiri ka shpenzuar 131,40 euro në kategorinë mallra dhe shërbime.

Tahiri ka bërë publike shpenzimet e tij gjatë tërë muajit janar. Ai në javën e kaluar kishte shpenzuar 69.10 cent në të njëjtën kategori.

Në njoftimin e komunës thuhet se Tahiri do të bëjë publike vazhdimisht të gjitha shpenzimet e Zyrës së Kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për shpenzimet e Tahirit.

http://kallxo.com/kryetari-vushtrrise-shpenzon-69-euro/

http://kallxo.com/kryetari-vushtrrise-perseri-shpenzon-vetem-69-euro/