Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Vushtrrisë kërkon lirimin e personit që e kërcënoi

Kryetari Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dje gjatë ditës dyshohet se u kërcënua nga një person. Me urdhër të prokurorit, i njëjti ishte dërguar në mbajtje.

Në një deklarim për KALLXO.com, i pari i komunës së Vushtrrisë tha se kanosja erdhi përmes një telefonate. Por, Idrizi tha se ka kërkuar që të lirohet personi që e kërcënoi.

“Po, për fatin e keq, ishte një kanosje përmes telefonit dhe asgjë më tepër nuk ka ndodhur se atë që e keni dëgjuar”-  u shpreh ai.

“Kanosësi është ndaluar dhe është në mbajtje, ndërsa unë dje kam kërkuar ta lirojnë, sepse konsideroj se është e kaluar”, tha Idrizi për KALLXO.com

Kryetari i Vushtrrisë, kishte pranuar kërcënime nga një person i dyshuar të premten e 29 dhjetorit, sipas njoftimit të policisë.

Kërcënohet kryetari i Vushtrrisë