Kryetari i Prishtinës Kërkon Reflektim të Qeverisë

Ahmeti kur foli se për çfarë po proteston, tha se përkundër premtimeve qeveritare, qytetarët po jetojnë një jetë të rëndë sociale.

“Për arsyet e njëjta që kanë dalë një numër rekord i qytetarëve prej çështjeve të demarkacionit, asociacionit, por në përgjithësi për jetën që e kemi sot tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë. Shumica e qytetarëve të Kosovës jetojnë një jetë të rëndë sociale me shumë premtime të kësaj qeverie,” tha Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës tha se pas kësaj proteste shpreson që qeveria të reflektojë.

“Unë besoj që pas protestës së sotme qeveria të reflektojë pas një numri kaq të madh të qytetarëve. Do të jetë një protestë paqësore,” tha Ahmeti.