Kryeshefi i Telekomit akuzon Ministrin e Zhvillimit Ekonomik se don ta falimentojë Telekomin

Ndërmarrja Publike, Telekomi i Kosovës ka pranuar një shkresë nga kompania Z Mobile që paralajmëron se do ta përmbarojë borxhin prej rreth 25 milionë eurosh.

Bedri Istrefi, Kryeshef i kësaj ndërmarrje, ka treguar për KALLXO.com se lidhur me këtë shkresë e ka njoftuar Qeverinë e Kosovës.

Të hënën pritet që qeveria dhe udhëheqësia e Telekomit të Kosovës të mblidhen për të diskutuar situatën e krijuar.

Sipas Istrefit, Telekomi nuk mund të përballojë pagesën e menjëhershme të borxhit të lartpërmendur.

Ndërkaq sipas tij, përmbarimi i borxhit mund të çojë në falimentim të ndërmarrjes që i konvenon disa politikanëve.

“Krijohet edhe një borxh 5 milionë taksa të përmbaruesit, shteti prapë po dëmtohet. Nuk di kujt po i konvenon kjo situatë. Luftë prej institucioneve, direkt prej Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik  të krijohet një borxh ma i madh dhe le të ju plotësohet ajo dëshira që janë duke e proklamu, falimentimin e Telekomit”, tha Istrefi për KALLXO.com

Ai specifikisht tha se këtë situatë po e dëshiron Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Këtu janë duke punuar disa institucione me direktiva para politike që mu qu nesër mëngjes me thanë falimentoj Telekomi. Nëse arrijmë negociata të shëndosha ne mundemi me tejkalu këtë situatë.Nëse veq kërkon ai me insistu në obligimin financiar 25.6 milionë me ju qitë në llogari  për Telekomin është e papërballueshme dhe vjen një situatë që është duke e dëshiruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik falimentimin dhe falimentimin e ka ai në tavolinë”, tha Istrefi.

Në anën tjetër, minstri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka tha se kjo deklaratë “nuk ka sens”.

“Nuk kisha dashtë me komentu se spo besoj që ka thënë diçka të tillë se nuk ka sens, shpresoj që nuk është duke bërë ndonjë deklaratë të tillë se kjo realisht është edhe jashtë çdo normaliteti. Për këtë arsye nuk jemi të përfshirë në këto negociata, pikërisht unë i kam rezistu edhe rezolutës në Parlament që politika të mos përfshihet. Jemi duke monitoruar grupin e negociatave, nëse e shohim se po devijojnë nga interesi i Telekomit do të marrim masa”, tha Lluka.

Ai shtoi se pagesa e një borxhi të tillë do të ishte i papërballueshëm për Telekomin

“Dje e kanë dërgu, tash presim të hanën me u ul së bashku me kabinetin qeveritar dhe me udhëheqësinë e Telekomit dhe me pa se çfarë qasje me bë për në ditën në vijim dhe t’i koordinojmë veprimet. Për momentin në mënyrën qysh operon nëse nuk inkasohet ndonjë borxh sikurse kjo nuk rrezikohet mirëpo nëse implementohet nga përmbaruesi patjetër që e rrezikon falimentimin.

Arbitrazhi

Kontesti në mes të kompanisë “Dardafon” dhe ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës zanafillën e ka në marrëveshjen e lidhur më datë 16 janar 2009. Marrëveshja parashihte që “Z-Mobile” të jetë operator virtual i telefonisë mobile “Vala”. Mospajtimet në mes të dy palëve nisën kur “Z-Mobile” kërkoi numeracion shtesë, pra më shumë se 200 mijë numra sa i ishin ndarë në fillim.

Mospajtimet përfunduan në Arbitrazh. Në vitin 2015, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.

Tribunali i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Ndërkombëtare sipas padisë së kompanisë “Z-Mobile”, më 9 dhjetor 2016 vendosi në favor të kësaj kompanie.

Sipas vendimit të Arbitrazhit, Telekomi i Kosovës obligohej që t’i alokonte numeracion shtesë “Z-Mobile”-it,si dhe t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G. E për dëmin e shkaktuar, Arbitrazhi e obligonte Telekomin që t’i paguante rreth 30 milionë euro gjobë në emër të shpërblimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së Arbitrazhit.

Borxhi tani sipas Telekomit sillet rreth