Telekomi i Kosovës, Foto: KALLXO.com

Qeveria ndihmon me 15 milionë euro kredi Telekomin e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për një kredi për Ndërmarrjen Publike “Telekomi i Kosovës”.

Siç shpjegoi ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë mbledhjes së ekzekutivit, kredia do të shërbejë për “shërimin” e kësaj ndërmarrjeje.

“Kërkesa ka qenë fillimisht 20 milion euro me një plan investiv të planifikuar, por me qenë se vitin e kaluar kemi miratuar trashin e parë prej 5 milionë për të filluar investimet, tani kemi 15 milionë euro që të kompletohet i tërë plani investiv që ka qenë sa i përket përditësimit të rrjetit dhe infrastrukturës” – deklaroi Murati.

“Kjo kredi do të shërbejë për pajisje në teknologjinë, dhe do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve”- u shpreh Murati.

Gjatë së enjtes, Qeveria e Kosovës vendosi për themelimin edhe të tri Ndërmarrjeve Publike Lokale.

Themelohen 3 ndërmarrje publike lokale në Kosovë