Gjilani

Kryeprokurori flet për arrestimin e ish-drejtorit të prokurimit në Gjilan

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, tha se gjatë ditës së sotme, ish –drejtori i prokurimit dhe djali i tij kishin një seancë gjyqësore dhe se janë arrestuar në oborr të ndërtesës së gjykatës.

“Po mund të ju them se ata kanë pasur sot një seancë gjyqësore. Janë thirrë. Pas një mosmarrëveshjeje me një zyrtar policor, familjari i tij (djali i Salih Kçikut) ka sulmuar njërin nga policët që ishte në kryerje të detyrës dhe i ka shkaktuar lëndime trupore”, tha Maloku.

Ai shtoi se personat janë duke u intervistuar dhe për procedurat e tjera mediat do të njoftohen me kohë.

KALLXO.com raportoi në lidhje me arrestimin e ish- drejtorit të Prokurimit në Gjilan, Salih Kçikut dhe djalit të tij.

https://kallxo.com/arrestohet-ish-drejtori-i-prokurimit-ne-gjilan-dhe-djali-i-tij/

https://kallxo.com/aktakuze-ndaj-shefit-te-prokurimit-per-punesimin-e-vajzes-dhe-mbeses/