foto: Ilustrim

Krushë e Vogël, gjendet i vdekur një person, dyshohet të jetë vrarë

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç njofton Policia, personi i vdekur dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të një pompe te karburanteve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Krushë të Vogël

“Rreth orës 06:30 minuta, Policia e Prizrenit e ka pranuar një informacion që bënte të ditur se një person ishte gjetur i shtrirë në rrugë pran një pompe te karburanteve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Krushë të Vogël”, njofton Policia.

Ende nuk dihet shkaqet që kanë quar në vrasjen e personit, ndërkohë që njësite relevante policore po merren me hetimin e rastit.

“Zyrtarët e emergjencës që ishin në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se viktima dyshohet të jetë  vrarë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as kush ka mundur ta ketë kryer vrasjen. Për informata shtesë do të njoftoheni pasi te kuptojmë më shumë rreth rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.