Teatri Kombëtar i Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

KPMSHCK kërkon rikthimin e Agim Sopit në krye të TKK-së

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dy ditë më parë ka marrë një vendim përmes së cilit kërkon rikthimin e regjisorit Agim Sopi në krye të Teatrit Kombëtar.

Ndërsa Ministria e Kulturës nuk e ka komentuar vendimin e KPMSHCK-së.

Përmes këtij vendimi, KPMSHCK njofton se e ka aprovuar ankesën e regjisorit Sopi dhe obligon Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe MKRS për zbatimin e këtij vendimi në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij.

“Obligohen KD i TKK- së dhe MKRS që në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit, duke kthyer ankuesin Agim Sopi në vendin e punës -drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës’”, thuhet në vendimin e KPMSHCK.

Kurse palët e pakënaqura me këtë vendim kanë afat 30 ditë për ta dërguar rastin në gjykatë.

Agim Sopi është shkarkuar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të TKK-së në mars të 2018 nga Këshilli Drejtues i TKK-së.