Xhevat Qorraj. Foto: TKK.

Vdes aktori Xhevat Qorraj

Ka vdekur aktori kosovar Xhevat Qorraj.

Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e njeriut tonë të çmuar, aktorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës e artistit të njohur, Xhevat Qorraj. Rolet e tij në teatër dhe film do mbahen mend gjatë dhe do të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e artit për shumë gjenerata” – thuhet në njoftim.

Teatri Kombëtar i Kosovës përmes njoftimin thanë se do ta kujtojë Xhevat Qorrajn për talentin e tij të rrallë, rolet e tij të shumta, kolegialitetin e tij të pashoq dhe kontributin e tij të pafund në kulturën dhe artin tonë kombëtar.

TKK thotë se për detaje  e ceremoninë e varrimi do të njoftojë me kohë.

Xhevat Qorraj ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit, Kosovë. Për shuëm vite ishte aktor në teatrin Kombëtar të Kosovës. Ka interpretuare dhe në një numër filmash, si në filmat: ‘Proka’, ‘Rojet e Mjegullës’, serinë televizive “Rrushe”, etj.