‘Kamarja e turpit’, sot premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës
19.3.2024 - 10:51
Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq sot, më 19.03. 2024, në ora 20:00, premierën “Kamarja e turpit” të Ismail Kadares, me regji të Kushtrim Koliqit.
Shfaqja rrëfen përplasjen e Ali Pashë Tepelenës me Perandorinë Osmane.
I ngujuar në kalanë e tij, Pashai i Janinës shpreson në bashkimin e shqiptarëve dhe në fitoren e tyre sikurse në kohën e Skënderbeut.
Dramatizmi i shfaqjes është bërë nga Doruntina Basha, ndërsa luajnë: Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Gresa Pallaska, Bislim Muçaj, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Fiona Abdullahu, Art Pasha, Gentrit Shala, Florenta Bajraktari, Jehona Gashi.
Reprizat e shfaqjes do të jepen më: 20, 21, 25, 26 mars 2024, në TKK.