Kosova Para një Bllokade Tjetër Institucionale

Ndërkohë që të premten ka përfunduar regjistrimi i deputetëve për legjislaturën e  6-të  dhe administrata e Kuvendit po bënë përgatitjet për seancën konstituive të paraparë për datën 3 gusht, analistët janë skeptik se atë ditë do të mund të zgjidhet kryetari dhe kryesia e Kuvendit.

’’PAN-i duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar të kuvendit përndryshe do të ketë i zvarritje disa javore derisa të bëhet zgjedhja e tij”, parashikojnë analistët politik Bajrush Morina e Donik Sallova. Sipas tyre, me 3 gusht nuk do të zgjidhet kriza por do të fillojë kriza e re institucionale./21Media