Përfaqësuesja e Kosovës në futboll - Foto: Facebook

Kosova Mëson Kundërshtarët në ‘Ligën e Kombeve’ të UEFA-s

UEFA sot ka mbajtur shortin për “UEFA Nations League”

Pas shortit Kosova është vendosur në grupin e tretë, që duket një grup relativisht i lehtë për kombëtaren e re, shkruan rtv21.tv.

Në një grup me Kosovën janë edhe Azerbejxhani, Ishujt Faroe dhe Malta.

Kjo është hera e parë që do të mbahet një turne i tillë, që do të fillojë në shtator të vitit 2018.

55 kombëtare do të marrin pjesë në këtë kampionat.