Kadri Veseli Zgjidhet Kryetar i PDK-së

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli propozoi shtyrjen e ndryshimeve të Statutit të PDK-së në konventën e punës.

Me shumicë votash u vendos që ndryshimet të diskutohen në këtë konventë që do të zhvillohet këtë vit.

Pastaj u diskutua në lidhje me deklaratën politike të PDK-së që do të dalë nga konferenca e sotme.

U vendos që pikat 2, 3 dhe 4 ku flitet për barabarësinë në PDK dhe për një tranzicion të qetë nga njëri kryetar të tjetri, të hiqen.

Deklaratës iu shtua pika për formimin e Forcave të Armatosura dhe një tjetër ku falënderohet ish-kryetari Thaçi.

Deklarata pastaj u votua pa asnjë votë kundër.

14:15

Kadri Veseli u zgjodh kryetar i PDK-së pa asnjë votë kundër.

Pas zgjedhjes së kryetarit, PDK-ja shtyu ndryshimet statusore që kishte planifikuar t’i diskutonte sot.

Votimi për zgjedhjen e tij u bë me vota të hapura, ndërsa ai ishte kandidati i vetëm.

Hajredin Kuçi e ftoi atë ta marrë fjalën pas zgjedhjes.

13:45

Në Konventën VII të PDK-së Hajredin Kuçi shpalli kandidaturën e Kadri Veselit për kryetar të kësaj partie.

Ai ish-kryetarin dhe kandidatin e tashëm për kryetar i cilësoi binom politik.

“Ata e kanë plotësuar njëri-tjetrin dhe kanë qenë binom. Më lejoni ta shpall kandidaturën e z. Veseli,” tha Kuçi.

Basri Musmurati pastaj propozoi që për kryetarin të votohet me vota të hapura.

Aktualisht në konventë po flet Kadri Veseli.

Veseli tha se të gjithë “në këtë konventë e kemi një hall-si  ta bëjmë PDK-në më të mirë e më të suksesshme”.

Ai lavdëroi transparencën e PDK-së.

“Cila parti politike në këtë vend a Ballkan ia lejon njëri-tjetrit me ia thënë [të gjitha] në sy,” tha Veseli.

Ai duke qenë kandidat i vetëm për kryetar i kërkoi kryesisë së punës që t’u japë m undësinë edhe njëherë edhe të tjerëve për kandidim.

11:15

Miratohet rregullorja e punës dhe rendi i ditës i Konventës VII.

Nga 806 delegatët e PDK-së të pranishëm sipas komisionit verifikues janë 714.

Në kryesinë e punë së Konventës VII të PDK-së u zgjodhën Arsim Bajrami, Justina Pulaj, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Avdyl Ymeri, Ismajl Syla e Laura Guguli.

kryesia

11:40

Konventa VII e PDK-së nisi me himnin e Kosovës dhe atë kombëtar.

Hajredin Kuçi iu drejtua pastaj delegatëve në këtë Kuvend.

Kuçi tha se “ADN-ja e PDK-së mbetet UÇK-ja”, ndërsa shpalli të hapur Konventën VII të kësaj partie.

kuci

Delegatët e PDK-së kanë filluar të hyjnë në sallën ku do të zhvillohet konventa.

Të ftuar për ta monitoruar zgjedhjen e kryetarit të PDK-së janë disa orgamnizata joqeveritare dhe përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

konventa4

Zgjedhja e kryetarit të PDK-së ndodh pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga drejtimi i kësaj partie për shkak të zgjedhjes President më 7 prill.

Kandidat për kryetar të PDK-së deri tash është vetëm ushtruesi  i detyrës së këtij posti Kadri Veseli.

Nëkryetari PDK-së Enver Hoxhaj në një konferencë për gazetarë dje nuk e përjashtoi mundësinë që deri në mbajtjen e konventës të paraqitet edhe ndonjë kandidat tjetër.

konventa1

Ai tregoi se si planifikohet të zhvillohet Konventa e Shtatë e jashtëzakonshme e PDK-së.

“Ditën e parë do të kemi zgjedhjen e kryetarit të partisë, plotësime dhe ndryshime të statutit të partisë dhe miratimin e një deklarate politike, ku ne e përmbyllim pjesën zgjedhore të konventës. Ndërsa ditën e dytë, i zgjedhuri mban fjalim për platformën e tij,” shpjegoi Hoxha.

Ai nuk diti saktësisht të tregojë se si do të votohet në konventë.

“E kemi diskutuar. Ka mendime që votimi do të jetë i fshehtë, ka mendime që të shkojmë me aklamacion. Por, i takon konventës të vendosë,” shpjegoi Hoxhaj.

konventa5

PDK-ja ka 806 delegatë nga të cilët do të zgjidhet kryetari.

Konventa VI e PDK-së u mbajt në janar të vitit 2013. Atëherë u zgjodh Hashim Thaçi kryetar, ndërsa kundër tij votoi vetëm njëri nga delegatët e PDK-së.

Njeriu Që i dha Karton të Kuq Liderit të PDK-së

Edhe Thaçi atëherë nuk pati kundërkandidat.