Shkallët e ngjyrosura me ngjyrat e flamurit të BE-së në lagjen 'Arbëria', Prishtinë, Foto: Përparim Rama/Facebook

Shkallët e ‘Arbërisë’ në Prishtinë marrin ngjyrat e flamurit të BE-së

Në Ditën e Evropës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi të shkallëve të lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë, të cilat janë ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian.

Rama ka njoftuar se shkallët janë ngjyrosur si simbol i rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së, për të cilin thotë se është i natyrshëm dhe i pashmangshëm.

“Rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm. Në Ditën e Evropës, i veshëm shkallët ikonike të Arbërisë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian si simbol i këtij rrugëtimi” – ka shkruar Rama, në Facebook.

Sot shënohet Dita e Europës. Dita e Europës nënkupton një festë zyrtare që shënohet çdo vit më 9 maj për të festuar themelimin e Bashkimit Europian. Në këtë ditë, të gjithë shtetet anëtare të BE-së festojnë me ngjarje të ndryshme që shërbejnë si një rast për t’i nderuar arritjet e BE-së dhe për të nxitur bashkëpunimin evropian.

Dita e Europës shënohet më 9 maj sepse në këtë datë në vitin 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, publikoi një deklaratë historike ku propozoi krijimin e Bashkimit Europian. Kjo deklaratë është konsideruar si një hapi i rëndësishëm në integrimin europian dhe në krijimin e një Europe pa kufij, të bashkuar dhe të paqësorë.

Për dallim nga shtetet tjera të Europës, për shkak se konsiderohet festë zyrtare, në Kosovë institucionet e llogarisin ditë pushimi.