Arma e konfiskuar. Foto: Policia e Kosovës

Konfiskohet armë zjarri e thikë në Prishtinë

Të mërkurën, rreth orës 15:00, në rrugën “Tirana” në Prishtinë policia ka konfiskuar një armë zjarri.

Policia ka njoftuar se gjatë një kontrolli rutinë, në një veturë kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikatorë me 7 fishekë dhe një thikë.

Ndaj të dyshuarit B.K, 29 vjeçar, është iniciuar rasti mbajtje në pronësi dhe posedim i paautorizuar i armëve.