Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Suharekë – Ia mbytë qenin bashkëqytetarit, policia i konfiskon të dyshuarit pistoletë e pushkë gjuetie

Një qytetar nga Suhareka ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person ia ka mbytur qenin.

Ankuesi ka treguar se gjatë kohës kur ishte duke shëtitur, qeni i tij është përleshur me qenin e të dyshuarit.

Me pas i dyshuari me armë zjarri e ka qëlluar qenin e viktimës. Sipas këtij të fundit, i dyshuari ka shtënë në ajër disa herë me armë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çadrak të Suharekës, ndërsa Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit ku ka konfiskuar një pistoletë me 17 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 12 fishekë.

Me vendim të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.