‘Trepça’ nxori në shitje tonelata plumb e zink në vlerë mbi 25.3 milionë euro

Ndërmarrja “Trepça” Sh.A., pronare e së cilës është Qeveria e Kosovës me 80 për qind të aksioneve dhe me 20 për qind të tjera punëtorët e ndërmarrjes, nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik në vend, “e-prokurimi”, ka nxjerrë në shitje sasi të plumbit dhe zinkut.

Për shitjen e këtyre dy lloj koncentratesh, vlera e parashikuar për kontratë është 25,382,568.96 euro. Për dhënie të kontratës, në tender thuhet se përveç çmimit do të merren parasysh dhe faktorë të tjerë.

‘Trepça’ tregon për vendndodhjen e koncentratit të plumbit dhe zinkut për shitje.

“Miniera e Stantergut me flotacion Koncentrat plumbi 6,657.51 ton, Koncentrat zinku 9,192.38 ton”- thuhet në ankand.

Ndërsa sasia 1,250 tonë konecentrat plumbi dhe 2,000 tonë koncentrat zinku në Minierën e Artanës me flotacion Kishnicë.