Inspektorët e Ministrisë gjejnë produkte me mbishkrim “Kosova e Metohija”

Një sasi e produktit me mbishkrimin “Kosova e Metohija” është gjetur në një biznes në Kosovë nga Inspektorati i MEPTINIS.

Këshilltari për Inspektime në MEPTINIS, Kushtrim Dakaj, ka njoftuar se pronari ka deklaruar se kjo sasi e mallit ka qenë në mes të maunes dhe nuk është vërejtur.

Kjo sasi e produktit është larguar nga tregu dhe janë marrë të gjitha masat e parapara me ligj.

“Këtë fundjavë gjatë inspektimeve nga Inspektorati i Tregut kemi vërejtur se një biznes në Kosove në marketin e tyre ka pasur një sasi të vogël të një produkti, ku është e shkruar “KosovoMetohi. Sasia e atij produkti është larguar nga tregu dhe janë marrë të gjitha masat e parapara me Ligj. Sasia e produktit ishte 4x50g/r dhe menaxheri i biznesit ka deklaruar se gjendej në një paletë brenda në mes në një maune dhe nuk është vërejtur. Inspektorati do të vazhdojë me kontrolle dhe rastet e tilla nuk do të tolerohen. Reciprocitet sepse barazi, sepse dinjitet”, ka shkruar Dakaj.

Qeveria e Kosovës me 1 prill ka votuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetit ndaj Serbisë.