Foto: Ilustrim

Policia konfiskon armë të ftohta dhe boksa të hekurit nga serbët që po shkonin në Gazimestan

Policia e Kosovës gjatë kontrollit të veturave me tabela të Serbisë të ndalura në hyrje të Prishtinës në Veternik, të personave që kanë qenë duke shkuar në Gazimestan, ka gjetur dhe konfiskuar armë të ftohta, si thika dhe boksa të hekurit.

Në raportin e Policor thuhet se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë intervistuar gjashtë të dyshuar, shtetas të Serbisë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste të veçanta për secilin e që kanë kaluar më pas në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë.