Komuna e Klinës nuk Frikësohet nga Hetimet

Nënkryetari Enver Berisha shprehu për KALLXO.com shqetësimin e zyrtarëve të pushtetit lokal për bastisjen e sotme që lidhje me pasqyrat financiare të Komunës së Klinës për vitin 2014.

Hetuesit kur dolën nga objekti komunal pasdite, morën me vete dosje komunale.

Enver Berisha tha se bëhet fjalë për dokumente legale në lidhje me ndërtimin e tri shkollave në fshatrat e Klinës, materiale për konkurset e të punësuarve në komunë nga Zyra e Personelit si dhe materiale për festivalin folklorik “I Këndojmë Lirisë”.

Berisha konfirmoi se në bastisjen e sotme nga hetuesit është përfshirë edhe Zyra e Kryetarit të Komunës së bashku me Zyrën e Shefit të Prokurimit, Zyrën e Personelit dhe shtëpinë e shoferit të kryetarit.

“Po bastisë është Zyra e Kryetarit, Zyra e Shefit të Prokurimit, Zyra e Shefit të Personelit dhe nëse nuk gaboj shtëpia e shoferit të kryetarit,” tha Berisha.

Berisha bëri të ditur se zyrtarët komunalë nuk janë arrestuar.

“Vetëm janë intervistuar…është intervistuar shefi i personelit, shoferi i kryetarit dhe është marrë më vonë për intervistim edhe Drejtoresha e Kulturës,” tha Berisha.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar në fund të gushtit të vitit të kaluar për rastin për të cilin u bastis sot komuna e Klinës dhe shtëpitë e Sokol Bashotës dhe vartësve të tij.

Gjetjet që Detyruan Bashotën të Japë Dorëheqje

Bastisjen e sotme Berisha e cilësoi tendencë për degradim të punës së komunës

“Po tendencë jo vetëm nga Auditori i Përgjithshëm, por edhe nga qarqet e caktuara që janë deklaruar në media dhe në organizime zyrtare se kanë dërguar lëndë për hetim,” deklaroi Berisha.

Sipas Berishës dokumentet e marra nga ana e hetuesve vetëm do ta kristalizojnë keqkuptimin.

“Absolutisht komuna nuk është në panik dhe komuna vazhdon me punën normale të saj”, tha Berisha.

Për Bastisjen e Komunës së Klinës KALLXO.com, raportoi sot.

http://kallxo.com/bastisje-ne-komunen-e-klines-i-dyshuar-edhe-sokol-bashota/