Gjetjet që Detyruan Bashotën të Japë Dorëheqje

Kryetari i Klinës Sokol Bashota i PDK-së dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të klubit të futbollit “Dukagjini” nga Klina dhe festivali “I Këndojmë Lirisë”. Ai ishte detyruar të japë dorëheqje nga këto pozita pas gjetjeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.