Gastroskopi i ri - Foto: Facebook/ Uran Ismaili
Klinika bëhet me gastroskopin e dytë, ministri Ismaili premton edhe një tjetër
Gastroskopi, një pajisje me anë të të cilit diagnostikohet trakti i sipërm tretës, ka qenë për disa vite në mungesë në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK.
Vitin e kaluar u ble pajisja e parë e gastroskopit nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa sot kësaj klinike iu dorëzua gastroskopi i dytë, njofton ministri Uran Ismaili.
“Sot kësaj klinike ia dorëzuam edhe gastroskopin e dytë brenda një viti për të shtuar dinamikën e punës. Shpejt presim të vijë edhe gastroskopi i tretë që ta modernizojmë akoma këtë shërbim. Nga blerja e pajisjeve të reja do të përfitojnë edhe klinikat tjera të QKUK-së, që listat e pritjes për pacientë të shkojnë drejt eliminimit dhe që qytetarët të marrin shërbime dinjitoze”, tha Ismaili.
KALLXO.com kishte raportuar se kjo Klinikë për disa vjet nuk e kishte kryer asnjë gastroskopi në mungesë të aparatit.
https://kallxo.com/qkuk-qe-1-vit-pa-aparature-te-gastroskopise/
Ndërsa në gushtin e vitit të kaluar kjo pajisje iu dorëzua Klinikës për herë të parë pas më shumë se dy viteve mungesë.