Selia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Foto: Valon Fana/ KALLXO.com

PDK-ja shkëputet nga koalicioni qeverisës me LDK-në në Prishtinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka njotuar për dalje nga koalicioni qeverisës me LDK-në në kryeqytet, siç u shpreh ai duke i hapur kështu rrugë krijimit të një shumice të re.

Isamili theksoi se pasi shfuqizuan vendimin për këmbim të pronave në Badovc, shkëpusin koalicionin qeverisës.

“Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc. Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë”- ka njoftuar Ismaili.

Ai theksoi se Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre.

“Për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në Kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster. Nën udhëheqjen e shkëlqyer të Nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë “Prishtina na Bashkon” e kemi përçuar edhe në qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë”- ka shtuar me tej Uran Isamili.

Tutje, ai potencoi se nuk do jenë pjesë e një qeverisje që dëmton interesin publik ku puna nuk vlerësohet e meritokracia përbuzet.

“Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitiat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në Kryeqytet”- ka bërë të ditur Ismaili.

Anulohet vendimi për këmbimin e pronave në Badovc