Aparatura e re në Klinikën e Gastrologjisë, Foto: MSH

Gastrologjia bëhet me aparaturën e munguar

Klinika e Gastrologjisë ka tri vite që ka funksionuar pa gastroskop dhe kolonoskop për kontrollimin e zorrëve dhe lukthit.

Të gjithë qytetarët të cilët kanë pasur nevojë për këto shërbime janë detyruar të shkojnë në sektor privat të shëndetësisë duke paguar shumën prej 100 eurove për të kryer këto shërbime.

Gjatë ditës së sotme është dorëzuar aparaturë moderne nga ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, për të kryer këto shërbime.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, ka treguar se Klinika e Gastrologjisë është pajisur me aparaturën e munguar.

“Ka tri vjet që Klinika e Gastrologjisë është në mungesë të një video-gastroskopi dhe një video-kolonoskopi për kontrollimin e zorrëve dhe lukthit. Si pasojë, të gjithë qytetarët tanë që kanë pasur nevojë për trajtime të tilla, janë orientuar në sektorin privat, duke shpenzuar mijëra euro. Sot, ne ia dorëzuam një aparaturë të re dhe moderne kësaj Klinike në mënyrë që qytetarët tanë të gjejnë trajtim aty”, ka shkruar ministri.

Ai ka treguar se do të blejnë edhe aparaturat e tjera të cilat mungojnë në klinikat e tjera.