Foto: Ilustrim

Kapet me Pistoletë në Brez në Prishtinë

Policia në raportin e saj të përditshëm tregon se një person është arrestuar mbrëmë në Rrugën “Vëllezërit Fazliu” të Prishtinës për armëmbajtje pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që gjate kontrollit (në brez) i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  e tipit ‘Zastava’ me 6-fishekë”, thuhet në raportin policor.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

Në mars të këtij viti në Rubrikën “Policia të emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni i policisë gjatë të cilit një personi iu zu dhe iu konfiskua revolja në brez.

http://kallxo.com/aksioni-arrestimi-personit-revole-ne-brez/