Islam Pacolli, deputet i Kuvendit të Kosovës

Islam Pacolli: Opozita do të jetë mungesë e madhe në delegacion

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës  për emërimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, tha se edhe opozita duhet të jetë pjesë e këtij ekipi negociues.

“ Ekipi negociator që do të përfaqësoj Kosovën do të ketë një mungesë të  madhe nëse nuk arrihet të përfshihet  edhe opozita. Ne kemi nevojë që të jemi të bashkuar. Është e rëndësishme që të punohet edhe më shumë që edhe opozita të jetë pjesë e delegacioni”, tha Pacolli.

Kuvendi i Kosovës po mbanë mbledhjen e nëntë si mbledhje të jashtëzakonshme, ku Qeveria thotë se do të diskutojë për ekipin negociator që do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë. Ndërsa sot edhe opozita në Kuvend do të kërkojë miratimin e një rezolute për të kundërshtuar pjesëmarrjen e presidentit Hashim Thaçi në bisedimet në Bruksel.

https://kallxo.com/deputetja-e-pdk-se-kerkon-qe-ekipi-negociator-te-diskutoje-per-fatin-e-te-pagjeturve/