Isa Mustafa, Kryetar i LDK

Isa Mustafa uron gratë për 8 mars

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar gratë me rastin e 8 marsit, që shënohet si dita e gruas.

Ai shprehet se gratë janë simbol i sakrificës dhe përkushtimit për t’i ndryshuar dhe ndërtuar vlerat e mirëfillta të shtetit.

“8 Marsi shënon një prej datave të rëndësishme për shoqërinë tonë. Është festa e grave, të cilat nuk rreshtën asnjëherë së luftuari për kërkesat e tyre. Përkundër sfidave të shumta që u përballën me jetën dhe shoqërinë, ato nuk u dorëzuan në asnjë moment. Ato u shndërruan në simbol të sakrificës dhe përkushtimit për të ndryshuar dhe ndërtuar vlerat e mirëfillta në shtetin tonë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.