Ilustrim

Inspektorati i MTI-së sot asgjëson 15 mijë lodra të dëmshme

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ashtu siç kishte bërë të ditur për KALLXO.com, sot do të bëjë asgjësimin e lodrave të konfiskuara, të cilat paraqesin rrezik të lartë për shëndetin e fëmijëve.

Asgjësimi i lodrave do të bëhet në Kishnicë të Komunës së Graçanicës, sot në ora 13:00.

MTI-ja, ditë më parë kishte deklaruar për KALLXO.com se do të shkatërrojë rreth 15 mijë lodra për fëmijë.

“Lodrat janë me copë, që do të asgjësohen dhe janë afër 15 mijë. Ka vetura, kukulla, plastelinë e gjëra të tjera, që në total janë afër 15 mijë. Jemi vazhdimisht në kontakt me doganat e Kosovës dhe deri më tani janë kthyer prapa 17 importe që nuk i kanë plotësuar standardet e përcaktuara. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e ka vendosur si njërin ndër prioritetet kryesore mbrojtjen e konsumatorit, e në këtë rast edhe largimin e lodrave që janë konstatuar se janë të dëmshme bazuar në analizat që i kemi kryer në Holandë”, thuhej në përgjigjen e Ministrisë.

https://kallxo.com/15-mije-lodra-te-demshme-asgjesohen-kete-jave/

Alarmante: Lodra të Kinës dalin të rrezikshme për fëmijë, pas testimeve në Holandë