Komisioni per Legjislacion

Iniciativa e LVV-së për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale kalon në parim

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe iniciativa e Vetëvendosjes për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në lidhje me këtë projektligj, anëtari nga PDK-së Hajdar Beqa propozoi që ky projektligj të tërhiqet dhe të mos krijohen dualizma pasi që sipas tij tashmë Kodi i Procedurës Penale është në procedurë të draftimit dhe duhet të mos krijohen dualizma.

Kryesuesja e Komisionit, Albulena Haxhiu deklaroi se ky projektligj i propozuar  ka të bëjë vetëm me gjykimin në mungesë për krimet e luftës dhe në momentin kur të vijë Kodi i Procedurës vetëm do të inkorporohet në të.

Bilall Sherifi nga Nisma tha se e mbështet projektligjin duke thënë se edhe pse krimet e luftës nuk vjetërsohen, po vjetërsohen akterët dhe ky projektligj është një mekanizëm me shumë për gjykimin e krimeve të luftës.

Hajdar Beqa tha se nuk e kundërshton përmbajtjen e këtij projektligji sepse edhe projektligji i qeverisë e përmban këtë pikë, por për të mos krijuar dy projektligje paralele.

Pas diskutimeve, me 7 vota për dhe 2 abstenime u miratua në parim projektligji i propozuar nga Vetëvendosje për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Ndryshimet e propozuara mundësojnë gjykimin në mungesë në rastet e krimeve të luftës.