Foto: Ilustrim

Ia Grabisin Çantën nga Krahu

Rasti ka ndodhur në rr. “Beqir Kastrati”, në Prishtinë, dje pak pas mesnatës.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se deri sa ishte duke ecur në rrugë, dy të dyshuar të panjohur i kanë grabitur çantën e krahut në të cilën kishte një telefon, 35 € para, stoli ari në vlerë 150 € dhe dokumente personale”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe  ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.