Ilustrim

Arrestohet një person në Prishtinë, kishte kryer grabitje duke kërcënuar me thikë

Një rast i grabitjes raportohet se ka ndodhur më 07.04.2024 në Prishtinë.

Sipas Policisë, një person dyshohet se nën kërcënimin e thikës ua ka grabitur një shumë të hollash dy viktimave.

I dyshuari më pas është arrestuar.

“Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe substancë e dyshuar narkotike”- ka njoftuar Policia.

Ndërsa thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.