Prishtinë, taksisti kanoset dhe i grabiten para

Një taksist ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë punës, një person i panjohur e ka kanosur dhe ia ka grabitur 60 euro para të gatshme.

Policia bënë të ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet relevante policore janë duke e hetuar rastin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 18.03.2024 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.