Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

I arratisuri nga burgu i Lipjanit kryen grabitje në Pejë, arrestohet nga Policia

Policia ka bërë të ditur se më 08.03.2024 ka arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. nën dyshimin se ka kryer grabitje në Pejë.

A.K. dyshohet se më 05.03.2024 rreth orës 23:00, duke e kërcënuar me thikë ia ka grabitur një qytetari një motoçikletë “Max T” dhe një “Iphone 8” në Pejë.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari Policia ka gjetur edhe substanca narkotike.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte arratisur më 23.11.2023 nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ku ishte në vuajtje të dënimit.

Arrestimi i të dyshuarit u bë i mundur pas denoncimit të së motrës.

“Pas një pune intensive nga hetuesitë e Stacionit Policor Pejë, me datë 08.03.2024, kanë arrit ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin A. K.  tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi qe lidhen me veprën e Grabitjes, po ashtu gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike për çka është iniciuar rasti” – thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.