Hoxha- Drejtorit Danielsson: BE të trajtojnë njëjtë vendet e Ballkanit perëndimor

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka takuar Christian Danielsson, drejtor i Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian ndaj të cilit ka shprehë zhgënjimin dhe brengën për vonesat e liberalizimit të vizave.

“Institucionet e BE-së, duhet të trajtojnë njëjtë vendet e Ballkanit perëndimor, sepse, të gjitha vendet kanë probleme dhe sfida të njëjta, Kosova nuk bën asnjë dallim, madje, shumë fusha që vlerësohen në procesin integrues por edhe nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, Kosova qëndron mjaft mirë”, ka shkruar Hoxha.

Ky takim i Hoxhe u realizua gjatë në Bruksel, nën organizimin e “Friends of Evrope”, me temën “BE-Ballkani Perëndimor: Zgjerimi, integrimi dhe sfidat e transformimit”.