Takimet e Haradinajt në Londër |Foto: Facebook

Haradinaj Takohet me Gjeneralin që Drejtoi Hyrjen e NATO-s në Kosovë

Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër është takuar me gjeneralin Michael Jackson dhe lordin George Robertson.

Gjatë qëndrimit në Londër ku shkoi për të marrë pjesë në konferencën e Bankës Ekonomike për Rindërtim dhe Zhvillim, Ramush Haradinaj është takuar me gjeneralin Michael Jackson dhe lordin George Robertson.

“Pata kënaqësinë t’i takoj Lord George Robertson, Gjeneralin Mike Jackson, Martin Vickers, John Grogan, Earl of Sandwich, Tim Judah, Ben Emmerson dhe Jon Mitchell”, shkroi Haradinaj në facebook.

Ai personat me të cilët u takua i vlerësoi miq të Kosovës.

“Miq të mëdhenj të Kosovës, të cilët na kanë qëndruar pranë në periudha të ndryshme në rrugën tonë për liri dhe shtetndërtim. Gjithmonë mirënjohës!”, shkroi Haradinaj.

KALLXO.com shkroi dje për udhëtimin e Haradinajt në Londër

http://kallxo.com/haradinaj-ne-londer-argumenton-40-projekte-nga-kosova/