Haradinaj: S'kam informata për draft-marrëveshjen Kosovë-Serbi në Berlin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se nuk ka njohuri për një draft-marrëveshje të mundshme në Samitin e Berlinit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk kemi informata të tilla, edhe nuk e dimë që do të ketë. Sido që të jetë po e them edhe njëherë që unë nuk jam i mandatuar për të negociuar marrëveshje me Serbinë sepse Parlamenti i Kosovës ka mandatu delegacionin shtetëror, platformën”, tha ai sot në hollin e Kuvendit.
Kreu i ekzekutivit tha se nuk e sheh veten në rolin e negociuesit në raport me Serbinë.
“Nuk e shoh rolin tim si negociues në tavolinë, përfaqësojmë Kosovën në tavolinë në një samit të rëndësishëm që kryesohet nga dy udhëheqësit më të rëndësishëm të BE-së dhe do të jemi atje”, shtoi Haradinaj.
Edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një shkrimi në Facebook ka mohuar zërat se në samitin e Berlinit do të ketë një agjendë të fshehtë në lidhje me propozimin e ndonjë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Bazuar në konsultat që kam zhvilluar, nuk do të ketë asnjë plan që do të propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi”, ka shkruar Thaçi.
https://kallxo.com/thaci-nuk-ka-agjende-te-fshehte-ne-berlin/
Takimi i 29 prillit me liderët e Ballkanit është organizuar nga Gjermania dhe Franca. Liderët e Kosovës dhe të Serbisë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
Megjithëse ende nuk dihet agjenda e këtij takimi, ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shib, më 11 prill tha se ideja e mbledhjes së liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin është për shkak të pezullimit të taksës së Kosovës ndaj Serbisë dhe të vazhdohet dialogu.
https://kallxo.com/ambasadori-gjerman-ne-serbi-takimi-ne-berlin-mund-ta-pezulloje-taksen/
https://kallxo.com/thaci-ka-pranuar-ftese-per-takim-me-vuciqin-ne-berlin/
https://kallxo.com/edhe-haradinaj-ka-pranuar-ftese-per-takim-me-vuciqin-ne-berlin/
https://kallxo.com/vuciq-thac-e-haradinaj-ftohen-per-takim-ne-berlin-me-29-prill/
www.kallxo.com