Haradinaj shtrëngon duart me diplomatin Wolfgan Ischinger

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me nikoqirin e kësaj konference Wolfgan Ischinger.

Kryeministri përmes një postimi në facebook ka njoftuar për takimin e tij me Ischinger dhe me liderët e tjerë botëror.

“Shtrëngim duarsh me diplomatin e njohur gjerman dhe nikoqirin e Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger dhe liderë të tjerë botërorë, në ditën e dytë të këtij forumi. Bashkëbisedime konstruktive, për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit”, ka shkruar Haradinaj  në postimin e tij.