Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Qe një kohë të gjatë nuk kam komunikim me Presidentin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike, ka folur edhe për raportet e tij me presidentin Hashim Thaçi duke thënë që ka një kohë të gjatë që nuk kanë pasur takime.

Dje, Thaçi bëri një postim të koduar në Facebook duke përdorur metaforën e skllotës së borës që shkrihet. Në opinion, ky postim u komentua si aludim në kryeministrin Ramush Haradinaj rreth insistimit të tij që taksa ndaj produkteve serbe të mos hiqet, edhe pas presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar.

“Për besë e kam të vështirë me e komentu postimin e Presidentit për shkak se një kohë të gjatë nuk kemi komunikim ose takime të ndërsjella nuk e di për çka e ka pasur fjalën. Si qeveri e kemi thënë që çdo herë do të punojmë me ekipin negociator për një marrëveshje. Kemi pas takime multilaterale por një me një nuk jemi takuar”, tha Haradinaj.

Tutje kreu i qeverisë ‘arsyetoi’ përdorimin e fjalës borë në deklarimet e tij duke thënë theksuar se ende nuk ka hequr dorë nga qëndrimet e tij.

“Në momentin kur kam përmendur borën kam qenë në një ngjarje të natyrës tjetër dhe nuk kam dashur me prish porosinë. Pozicionin për temat e kamë shumë të qartë dhe do të mbete i njëjti” tha Haradinaj.

https://kallxo.com/thaci-thumbon-haradinajn-bora-ka-zene-te-shkrihet-shpejt/

https://kallxo.com/thaci-paralajmeron-vendime-ne-interes-shteteror/