Foto: Facebook/RamushHaradianj

Haradinaj: Partneriteti Amerikë - Kosovë është unik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ditën e sotme e ka filluar me një delegacionin të senatorëve dhe kongresitëve amerikan, që kanë ardhur për vizitë në Kosovë me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se parnteriteti Kosovë-Amerikë është unik.

“Një mëngjes i lutjeve me miqtë e çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqiperia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë”, ka shkruar Haradinaj.