Ramush Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Kosova nuk do të eksportojë kriminalitet dhe pasiguri në BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot takimin e nivelit të lartë të sundimit të ligjit.

Haradinaj tha se janë mbledhur në këtë takim për të diskutuar lidhur me liberalizimin e vizave, duke shtuar se kanë shumë punë për të bërë për t’ju treguar qytetarëve lidhur me këtë proces.

“Çështja e migrimit, është një prej çështje kryesore që Bashkimi Evropian dëshiron të sigurohet që nga Kosova nuk do të ketë migrim ndaj shteteve të BE-së  Pra ne kemi bërë punë të mirë, në stopimin e fluksit potencial dhe shifrat e azil kërkuesve kanë rënë drastikisht nga viti 2015 deri më sot, kemi rënie të azilkërkuesve me mbi 95 për qind me 67 mijë në 2015 me rënie 2800 në vitin 2018”, tha Kryeministri.

Sipas Haradinajt, qytetarët duhet të dinë se e ardhmja e tyre është në Kosovë.

“Kosova nuk do të eksportojë kriminalitet dhe pasiguri në BE, por qytetarë të ndershëm, studentë, turistë dhe sipërmarrës”, tha ai.

Pas kësaj deklarate, mbledhja në Qeveri ka qenë e mbyllur për media.